Në takimin e organizuar nga Kombet e Bashkuara për prezantimin e Drejtorisë Globale të Pikave të Kontaktit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u përfaqësua nga Zv. Drejtorja e Përgjithshme znj. Floreta Faber. Ky takim është një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve në fushën e sigurisë kibernetike.
Në epokën e sotme digjitale, ne jemi vazhdimisht të prekshëm në hapsirën e internetit. Por si mund të dallojmë një sulm phishing? Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të organizojë webinarin me Temë: “Sulmet Phishing, Metodat e reja të sofistikuara”. Pavarësisht nëse jeni një profesionist apo sapo keni filluar udhëtimin tuaj, ky webinar është për […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave organizoi në datën 7 Maj 2024 takimin mbi procesin “Open Banking”.
Në datat 22-27 Prill u zhvillua në Singapor edicioni i 4 i “UN-Singapore Cyber Fellowship”. Ky aktivitet u organizua nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike e Singaporit (CSA) në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Çarmatimit (UNODA) dhe Universitetin Kombëtar të Singaporit. “UN-Singapore Cyber Fellowship” mblodhi së bashku 23 përfaqësues nga […]
AKCESK ishte i ftuar në seminarin me tematikë “Sigurimi i Infrastrukturave Kritike në Republikën e Moldavisë – nga Mbrojtja te Qëndrueshmëria” në datën 26 prill në Chisinau, Moldavi mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë dhe Misioni i Partneritetit të BE-së në Republikën e Moldavisë.
Stafi i AKCESK në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, zhvilloi seancën e rradhës të ndërgjegjësimit me studentë të programit të Informatikës-Ekonomike.
Një pritje e ngrohtë nga stafi i AKCESK për përfaqësuesit e saj në CyberDrill 2024, të cilët u kthyen në shtëpi me trofeun e vendit të parë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. Fitimi i një vendi të parë është gjithmonë një ngjarje emocionuese dhe frymëzuese për të gjithë. Por kur trofeu i përket […]
AKCESK, me mbështetjen e UNICEF, inicioi Tryezën e Rrumbullakët me temë “Bashkëpunimi Ndërinstitucional për Mbrojtjen e Fëmijëve në Internet”. Në këtë takim morën pjesë Znj. Nina Guga Zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit, Znj. Alma Tandili Kryetare e ASHDMF, përfaqësues nga UNICEF, Policia e Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror, Alo 116 111, Ministria e Shëndetësisë dhe […]