Western Balkans Cyber Camp – Të ftuar në panele përfaqësues të CSIRT-eve kombëtare dhe akademisë nga 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

AKSK pati kënaqësinë të kishte të ftuar në panele përfaqësues të CSIRT-eve kombëtare dhe akademisë nga 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Paneli i parë pasqyroi një panoramë të përgjithshme të sigurisë kibernetike në rajon me fokus të veçantë politikat për përfshirjen e të rinjve. Iu bashkuan këtij paneli z. Ilir Daka, përfaqësues i CSIRT-it kombëtar shqiptar, znj. Sajmie Thaçi, përfaqësuese e Agjencisë për Shoqërinë e Informacionit në Kosovë, z. Samir Orahovac, përfaqësues i CSIRT-it kombëtar të Malit të Zi, z.Marko Krstic, përfaqësues i CSIRT-it kombëtar të Serbisë.

Në panelin e dytë u diskutua angazhimi i universiteteve për të tërhequr sa më shumë të rinj në fushën e sigurisë kibernetike. Të pranishëm në panel ishin znj. Ermira Idrizi, profesore në South East Eruropean University në Maqedoninë e Veriut, z. Mërgim Hoti, profesor në Universitetin e Prishtinës, z. Mladen Vukašinovic, profesor dhe ekspert i kibernetikës në Malin e Zi, z. Reis Mulita, lektor në Institutin Kanadez të Teknologjisë.

Në vijim, mbajti fjalën e tij për avantazhet e zgjedhjes së një karriere në fushën e sigurisë kibernetike. z. Todd Spires, drejtues i sigurisë kibernetike të CRDF Global.

AKSK Trajnon Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës për Sigurinë Kibernetike
AKSK