Firmoset Marrëveshja për Sigurinë Kibernetike midis Shqipërisë dhe Italisë

Tiranë – Një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së përbashkët digjitale u hodh me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) të Shqipërisë, z. Igli Tafa, dhe homologut të tij italian, z. Bruno Frattasi, Drejtor i Agjencisë Italiane për Sigurinë Kibernetike. Kjo marrëveshje strategjike synon të […]

Trajnimi i Higjienës Kibernetike në Korçë

Në kuadër të përpjekjeve për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e praktikave të sigurisë kibernetike në Shqipëri, sot në qytetin e Korçës u zhvillua trajnimi i radhës për Higjienën Kibernetike dhe Praktikat më të Mira të Sigurisë, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me CRDF Global dhe mbështetjen e Departamentit Amerikan […]

Ndërgjegjësimi i Fëmijëve për Përdorimin e Sigurt të Internetit

Me rifillimin e vitit të ri shkollor, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka nisur sërish aktivitetet ndërgjegjësuese në shkolla, duke vijuar punën për mbrojtjen online të fëmijëve dhe të rinjve. Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF), AKSK organizoi këtë herë një takim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës […]

Cyber Fortress 2024

 AKSK, në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, organizoi eventin Cyber Fortress më 23-24 korrik. Ky aktivitet dy-ditor bashkoi ekspertë të sigurisë kibernetike nga  Shqipëria dhe  Kosova në një simulim të incidenteve kibernetike, duke përdorur skenarë të ndryshëm dhe sfidues.

Stafi i AKSK retreat në Fushë-Studën

Momente të paharrueshme nga retreat-i i stafit të AKSK në Fushë Studën, Librazhd! Kjo fundjavë ishte një kombinim perfekt i prezantimit të punës së përkushtuar në AKSK, natyrës dhe momenteve të bukura mes kolegëve. Gjatë këtij retreat-i, patëm mundësinë të njohim më mirë njëri-tjetrin, të ndanim arritjet tona dhe të diskutojmë sfidat e punës sonë. […]

AKSK pjesë aktive e takimit të OKB

Grupi i Hapur i Punës për sigurinë dhe përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit të Kombeve të Bashkuara, pas negociatave të gjata dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rëndësishme mbi çështje kyçe, ka miratuar me konsensus Raportin e Tretë të Progresit (APR). Kjo arritje shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet globale për të nxitur bashkëpunimin dhe për të përmirësuar kapacitetet e sigurisë kibernetike. AKSK ishte pjesë aktive e kësaj përpjekjeje dhe prezantoi pozicionin e Shqipërisë në këto negociata, që u zhvilluan më 8-12 korrik 2024.

AKSK Pjesëmarrës në Trajnimin Ndërkombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Fuqizimin e Grave

Përgjatë datave 1-5 korrik, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mori pjesë në Fellowship-in “Women in International Security and Cyberspace” (WiC) në New York, mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky trajnim ndërkombëtar synon të fuqizojë gratë dhe të rrisë përfaqësimin e tyre në diskutimet globale mbi sigurinë kibernetike. Pjesëmarrja e AKSK-së tregon përkushtimin tonë ndaj barazisë gjinore dhe përmirësimit të sigurisë kibernetike në nivel ndërkombëtar.

Cyber Week 2024

Më datat 24 deri më 27 qershor 2024, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në konferencën ndërkombëtare Cyber Week 2024 në Tel Aviv, ku uzhvilluan takime të vlefshme dhe produktive me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.

Ky forum ofroi një mundësi të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi sfidat e terrorizmit global kibernetik dhe për të forcuar partneritetet ndërkombëtare.

Webinar Online Me Temë: “Sulmet Kibernetike, Vektorët e Sulmeve dhe Mbrojtja ndaj tyre”

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të organizojë webinarin e radhës me Temë: “Sulmet Kibernetike, Vektorët e Sulmeve dhe Mbrojtja ndaj tyre”. Pavarësisht nëse jeni profesionist me përvojë apo sapo keni nisur udhëtimin tuaj, ky webinar është për ju dhe do t’ju ofrojë njohuritë si:* Çfarë janë sulmet kibernetike* Cilët janë Vektorët e sulmeve* Si të mbrohemi […]

AKSK