Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një tryezë diskutimi me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, me qëllim prezantimin e projekteve strategjike dhe diskutimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKSK-së, Igli Tafa, prezantoi drejtimet kryesore të projekteve për vitin 2026, të cilat fokusohen në forcimin e mbrojtjes së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore, inovacionin, si dhe rritjen e mbrojtjes online për qytetarët e veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë. Diskutimet u fokusuan në mundësitë konkrete të bashkëpunimit dhe mbështetjes nga donatorët për zbatimin e këtyre objektivave, mbështetur edhe në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025–2030.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vlerëson dhe falënderon donatorët dhe partnerët për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në forcimin e sigurisë kibernetike, duke riafirmuar gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe për ta përkthyer këtë vizion të përbashkët në rezultate konkrete.
