Ndërgjegjësimi Për Mbrojtjen Online Të Fëmijëve Dhe Të Rinjve në Gjirokastër

Në datën 16 Maj, në qytetin e Gjirokastrës, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në Shkollën 9-vjeçare “Andon Zako Çajupi”, takimin e radhës ndërgjegjësues për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit.

Në këtë takim u përfshinë nxënësit, mësuesit, drejtoresha, punonjësi i mbrojtjes së fëmijëve dhe psikologia e shkollës.

Leksione të tilla kanë për qëllim udhëzimin e nxënësve mbi mënyrat e përdorimit të sigurtë të teknologjisë dhe internetit. Kjo përfshin këshillimin për të vepruar me kujdes në hapësirën digjitale në mënyrë që të rrisim përfitimet nga teknologjia dhe shmangien e rreziqeve të mundshme.

 

Roli i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Takimin e Kombet e Bashkuara për Pikat e Kontaktit
AKSK