Siguria Kibernetike
Ligji nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike”
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mbikëqyr zbatimin e kuadrit ligjor për sigurinë kibernetike, identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe nënshkrimin elektronik.
Puna jonë mbështet institucionet, operatorët, bizneset dhe qytetarët për të përdorur shërbime elektronike të sigurta, të besueshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Shiko kuadrin ligjorLigji nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike”
Ligji nr. 107/2015 “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara”
Ligji nr. 9880/2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”
Arritja e një niveli të lartë të sigurisë kibernetike përfshin përcaktimin e masave të nevojshme të sigurisë, të drejtave dhe detyrimeve të subjekteve, si dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve që operojnë në këtë fushë.
Kjo qasje garanton sigurinë e transaksioneve elektronike dhe përcakton standardet minimale teknike për mbrojtjen e të dhënave, rrjeteve dhe sistemeve të informacionit.
Synojmë të garantojmë sigurinë dhe besueshmërinë e shërbimeve elektronike në Shqipëri, duke zbatuar me përpikëri ligjet dhe standardet ndërkombëtare.
Forcojmë besimin e përdoruesve në nënshkrimet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, ndërsa rrisim sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit në nivel kombëtar.
Nga koordinimi kombëtar te standardet e shërbimeve të besuara.
Koordinon veprimtaritë me institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe bashkëpunon me CSIRT-të sektoriale dhe autoritetet ndërkombëtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Përcakton masat e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar.
Shërben si pikë qendrore kontakti për operatorët përgjegjës dhe bashkërendon punën për zgjidhjen e incidenteve të sigurisë kibernetike.
Vepron në cilësinë e CSIRT-së kombëtare.
Siguron ndihmë dhe mbështetje metodike për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike.
Kryen aktivitete ndërgjegjësimi dhe edukimi në fushën e sigurisë kibernetike.
Regjistron dhe akrediton ofruesit e shërbimeve të besuara dhe mbikëqyr veprimtarinë e tyre.
Inspekton metodat e gjenerimit dhe menaxhimit të çelësave publikë dhe certifikatave elektronike.
Mbikëqyr lëshimin e certifikatave të kualifikuara elektronike dhe zbatimin e nënshkrimit, identifikimit elektronik dhe shërbimeve të tjera të besuara.
Garanton zbatimin e standardeve për identifikimin e sigurt të individëve që pajisen me certifikata të kualifikuara elektronike.