Ditën e enjte, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, zhvilloi Webinarin e dytë me temë “Sulmet Phishing, metodat e reja të sofistikuara”. Më shumë se 200 pjesëmarrës, nga sektori publik dhe privat, u informuan rreth teknikave të mashtrimit online nga eksperti i Autoritetit z.Bledi Kacadej.
Ju ka ndodhur ndonjëherë që të dhënat tuaja personale të jenë rrezikuar në internet? A jeni të gatshëm të mësoni më shumë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga këto rreziqe? Ju ftojmë të regjistroheni në trajnimin online për higjienën kibernetike duke zgjedhur datën 28 ose 30 Maj në linkun e mëposhtëm: https://aksk.gov.al/praktikat-me-te-mira-ne-sigurine-dhe…/ Trajnimet […]
Organizohet për herë të parë Tavolina Globale mbi ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë së teknologjisë së informationit dhe komunikimit ICT, në funksion të Grupit të Hapur të Punës mbi këto çështje.
Në datën 13 Maj, në qytetin e Shkodrës, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në Shkollën 9-vjeçare “Branko Kadia”, takimin e radhës ndërgjegjësues për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit.
Në datat 6-9 Maj në San Francisco, Kaliforni u organizua Konferenca RSAC 2024, në të cilën morën pjesë 40 000 ekspertë të sigurisë kibernetike nga e gjithë bota dhe rreth 500 kompani në fushën e sigurisë kibernetik dhe teknologjisë së informacionit.
Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike gjen rastin të falenderojë ekspertët Erand Elmazi, Gerald Bici, Ergis Gaxho, Enxhi Mete, Adriano Lleshi, Redon Hoxha, Bledar Kacadej, Kristian Josifi dhe Franc Zylyftari për një Cyber Drill tepër të suksesshëm!
Aktiviteti Western Balkans Cyber Camp in Albania, organizuar më 10-12 Maj në Durrës, ku morën pjesë 48 të rinj nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të shoqëruar nga profesorë dhe ekspertë të CSIRT-eve kombëtare, u përmbyll me sukses.
AKSK pati kënaqësinë të kishte të ftuar në panele përfaqësues të CSIRT-eve kombëtare dhe akademisë nga 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 16 Maj trajnim me studentët në Universitetin New York. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi:
Në datën 16 Maj, në qytetin e Gjirokastrës, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në Shkollën 9-vjeçare “Andon Zako Çajupi”, takimin e radhës ndërgjegjësues për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit. Në […]