Tavolina Globale: Fuqizimi i Kapaciteteve për Sigurinë Kibernetike në Shekullin e Teknologjisë

Organizohet për herë të parë Tavolina Globale mbi ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë së teknologjisë së informationit dhe komunikimit ICT, në funksion të Grupit të Hapur të Punës mbi këto çështje.

Kjo tavolinë e rrumbullakët është pjesë e përpjekjes të OKB, për të mundësuar prezantimin e sfidave dhe modeleve që mundësojnë realizimin e një force pune të aftë për t’ju përgjigjur sulmeve kibernetike. Këto sulme janë bërë shumë prezente në një botë që sot është pjesë e zhvillimeve teknologjike me hapa galopante.

Me një pjesëmarrje mjaft të gjerë nga e gjithë bota, aktiviteti u hap me përshëndetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, z. Antonio Guterres dhe vijoi me shumë folës nga organizatorët që janë pjesë e këtij procesi. Tryeza krijoi mundësinë për shumë vënde, përfshirë Shqipërinë, për të prezantuar punën që bëjnë në mbështetje të zhvillimeve teknologjike dhe burimeve njerëzore në fushën kibernetike për infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme.

Ky aktivitet krijoi edhe mundësi takimesh, njohjesh dhe raportesh, që mund të vendosen në shërbim të punës së përbashkët.

      
Ndërgjegjësimi Për Mbrojtjen Online Të Fëmijëve Dhe Të Rinjve
AKSK