Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Rekomandime

AKSK trajnon studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit për Sigurinë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 22 Maj trajnim me studentët në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi:

* Sigurinë Kibernetike
* Menaxhimin e një incidenti kibernetik ku u shpjeguan se cilat janë hapat që ndërmerren gjatë menaxhimit të një incidenti kibernetik
* Pjesa praktike (Cyber Drill Exercise) ku u krye një simulim i rasteve të një incidenti kibernetik

Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e kapaciteteve të studentëve dhe aftësimi i tyre në fushën e sigurisë kibernetike.

    

Shpërndaj Postimin