Përfundon me sukses Webinari mbi Sulmet Phishing

Ditën e enjte, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, zhvilloi Webinarin e dytë me temë “Sulmet Phishing, metodat e reja të sofistikuara”. Më shumë se 200 pjesëmarrës, nga sektori publik dhe privat, u informuan rreth teknikave të mashtrimit online nga eksperti i Autoritetit z.Bledi Kacadej.

Webinare të tilla i shërbejnë edukimit të publikut, për t’u mbrojtur në ambientin digjital, si dhe ndërgjegjësimit lidhur me ruajtjen e privatësisë dhe të dhënave personale.

Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen, ju mirëpresim në webinare të tjera!
Përditësoni kompjuterin tuaj Windows për të shmangur vjedhjen e të dhënave përmes Wi-Fi
AKSK