AKSK Trajnon Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës për Sigurinë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 17 Maj trajnim me studentët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi:

  • Sigurinë Kibernetike
  • Menaxhimin e një incidenti kibernetik ku u shpjeguan se cilat janë hapat që ndërmerren gjatë menaxhimit të një incidenti kibernetik
  • Pjesa praktike (Cyber Drill Exercise) ku u krye një simulim i rasteve të një incidenti kibernetik

Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e kapaciteteve të studentëve dhe aftësimi i tyre në fushën e sigurisë kibernetike.

Trajnim i AKSK me studentët në Universitetin New York
AKSK