Më 29 maj u zhvillua ceremonia e hapjes së Shkollës Verore DIGI-ABCD mbi “Transformimin Digjital përmes Inteligjencës Artificiale (IA), Blockchain, Sigurisë Kibernetike dhe Mbrojtjes së të Dhënave në kontekstin e Integrimit në BE”.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u përfaqësua në këtë event nga Drejtoresha e Monitorimit dhe Reagimit të Incidenteve, Qendrës Operacionale SOC C-SIRT, Znj.Esmeralda Kazia. Gjatë diskutimit në panel, u trajtuan tema kyçe, duke përfshirë rëndësinë e integrimit të teknologjive të avancuara për të përmirësuar peizazhin digjital të Shqipërisë dhe për të mbështetur rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Si autoriteti përgjegjës për sigurinë kibernetike, synojmë të promovojmë një mjedis digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm, duke nxitur inovacionin dhe bashkëpunimin multidisiplinor. Pjesëmarrja jonë theksoi përkushtimin tonë për avancimin e masave të sigurisë kibernetike dhe praktikave të menaxhimit të incidenteve, në përputhje me vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian.