Trajnimi i AKSK për rritjen e kapaciteteve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit me AKSHI

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në kuadër të rritjes së kapaciteteve të ekspertëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit zhvilloi trajnimin në datat 29-30 Maj 2024 me pjesëmarrje të specialistëve nga AKSHI.

Nëpërmjet këtij trajnimi u synua që specialistët IT/CTtë njiheshin dhe ndërgjegjësoheshin në fushën e sigurisë kibernetike, të aftësoheshin për të dhënë përgjigje ndaj incidenteve kibernetike dhe të përgatiteshin për identifikimin e kërcenimeve.

Tematikat që u zhvilluan në këto dy ditë trajnimi ishin të ndara në tre faza:
  • Prezantim/ ndërgjegjësim për masat e sigurisë kibernetike dhe menaxhimi i rrezikut.
  • Table Top Exercise (TTX)
  • Cyber Drill (CD)- Simulime reale të incidenteve të sigurisë kibernetike.

Trajnim ndërgjegjësues mbi higjienën kibernetike
AKSK