Sesioni i katërt i “Open-Ended Working Group (OEWG) on security of and in the use of information and communications technologies” zhvilloi punimet e tij në datat 6 – 10 Mars 2023, fokusuar në kërcënimet globale të sigurisë kibernetike, Masat e Ndërtimit të Besimit (MNB) dhe ngritjen e kapaciteteve, si dhe normat e sjelljes së përgjegjshme […]
Në datën 21.03.2023, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, njëkohësisht edhe Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Z.Igli Tafa, zhvilloi një takim zyrtar me Gjeneral-Majorin e Ushtrisë Amerikane William Hartman, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Kreu i AKCESK i prezantoi Gjeneral-Major Hartman planin e ri strategjik […]
Në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve teknike të ekipeve përgjegjëse të infrastrukturave kritike të informacionit, si dhe në cilësinë e Fellow Member të FIRST, përfaqësuesit e AKCESK po marrin pjesë në seminarin “CSIRT Technical Exchange”, të organizuar nga Software Engineering Institute (SEI) dhe United States Department of State’s Cyberspace and Digital Policy Bureau […]
U zhvillua sot takimi përmbyllës i fazës së parë të projektit të bashkëpunimit të AKCESK dhe Software Engineering Institute (SEI), me fokus ngritjen e Qendrës Kombëtare dhe sektoriale të monitorimit të incidenteve kibernetike.Nën drejtimin e kreut të AKCESK Z. Igli Tafa, përfaqësuesit e SEI realizuan takime konsultuese me stafet përgjegjëse të operatorëve të infrastrukturave kritike […]
AKCESK zhvilloi një takim të përbashkët me përfaqësues të Institute for Security Governance, si pjesë e delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me misionin e dedikuar në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes. Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK z. Igli Tafa, prezantoi në takim rolin dhe vizionin e Autoritetit, si dhe bashkëpunimin me Ministrinë e […]
Me datë 05.04.2023 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike ndërmjet AKCESK dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje të rëndësishme, AKCESK fillon një kapitull të ri bashkëpunimi me partnerët strategjikë të Emirateve të Bashkuara Arabe, drejt sigurimit të kufijve të padukshëm të hapësirës kibernetike të Shqipërisë, nëpërmjet shkëmbimit […]
Më datë 11.04.2023, në kuadër të planit të ri strategjik për forcimin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, zhvilloi trajnimin e dedikuar për rritjen e kapaciteteve profesionale të stafeve përgjegjëse të sigurisë kibernetike të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në vend. Trajnimi u zhvillua në […]
Kohët e fundit është vënë re një rritje e aktivitetit nga APT Iraniane. Pas sulmeve kibernetike të zbuluara në 17 Korrik 2022, Shqipëria u bë shteti i parë në botë që ndërpret marrëdhëniet diplomatike për shkak të një sulmi kibernetik! Në atë kohë, agjencitë e specializuara brenda vendit dhe partnerët strategjikë ndërkombëtarë adresuan dhe asistuan […]
Shqipëria, nëpërmjet Misionit të Përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ishte i vetmi vend i Rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili pati një rol aktiv, në përmbushje të angazhimeve në terma të ndërtimit të dialogut të vazhdueshëm dhe konstruktiv institucional, për çështjet e sigurisë kibernetike nën kujdesin e OKBsë, në linjë të plotë […]