Takimi i metodologjisë për “Përcaktimin e procedurave për identifikimin, klasifikimin, përshkallëzimin dhe menaxhimin e krizës kibernetike”

Një metodologji për “Përcaktimin e procedurave për identifikimin, klasifikimin, përshkallëzimin dhe menaxhimin e krizës kibernetike”, hartuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, u konsultua në takimin e zhvilluar për këtë qëllim.

Ky dokument synon të përcaktojë procedurat për identifikimin e një krize kibernetike, si dhe veprimet që duhen ndërmarrë nga të gjithë aktorët kombëtarë për të menaxhuar një situatë të tillë.

AKSK falënderon Risi Albania për mbështetjen dhe të gjithë ekspertët pjesëmarrës për kontributin e tyre në përmirësimin e këtij dokumenti.

  
Konsultimi final për Metodologjinë Kombëtare të Vlerësimit të Rrezikut të Sigurisë Kibernetike