Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi ditën e sotme takimin konsultues mbi Procedurën e Menaxhimit të Incidenteve të Sigurisë së Informacionit, një dokument ky thelbësor i hartuar nga Autoriteti për të mbrojtur Infrastrukturat Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit nga kërcënimet kibernetike.
Duke zbatuar këtë procedurë, AKSK synon të rrisë qëndrueshmërinë kombëtare kundër kërcënimeve kibernetike dhe të sigurojë mbrojtjen e vazhdueshme të infrastrukturave kritike të informacionit të Shqipërisë.
AKSK mbetet i angazhuar për të garantuar pjesëmarrje, transparencë, efikasitet dhe koherencë në proceset e vendimmarrjes për sigurinë kibernetike.
Ky takim u zhvillua me mbështetjen e Risi Albania, me pjesëmarrjen e mbi 60 ekspertëve të infrastrukturave të informacionit.