Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Rekomandime

Konsultimi final për Metodologjinë Kombëtare të Vlerësimit të Rrezikut të Sigurisë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike prezantoi ditën e sotme draftin final të Metodologjisë Kombëtare të Vlerësimit të Rrezikut të Sigurisë Kibernetike.

Kjo Metodologji është hartuar në zbatim të Ligjit Nr. 25/2024, “Për sigurinë kibernetike” dhe synon të sigurojë një kornizë gjithëpërfshirëse për identifikimin, vlerësimin, zbutjen dhe menaxhimin e rreziqeve kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit dhe është në përputhje me Kërkesat e Direktivës së Bashkimit Evropian (NIS2).
    

Shpërndaj Postimin