AKSK, i angazhuar maksimalisht në rritjen e kapaciteteve të stafit të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si dhe institucioneve të pavarura, organizoi një trajnim dy-ditor për Sektorin e Turizmit dhe atë të Prodhimit.
Fokusi kryesor ishte njohja dhe ndërgjegjësimi i personelit të IT/ICT në fushën e sigurisë kibernetike, aftësimi për t’u përgjigjur ndaj incidenteve kibernetike, si dhe përgatitja e tyre në identifikimin e kërcënimeve nëpërmjet Cyber Drill (CD) – simulime reale të incidenteve të sigurisë kibernetike.
Ky takim u zhvillua me mbështetjen e projektit “Siguria Kibernetike e Qëndrueshme dhe e Përgjegjshme në Ballkanin Perëndimor”, i implementuar nga Qendra e Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF) dhe financuar nga Mbretëria e Bashkuar.