Grupi i Hapur i Punës për sigurinë dhe përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit të Kombeve të Bashkuara, pas negociatave të gjata dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rëndësishme mbi çështje kyçe, ka miratuar me konsensus Raportin e Tretë të Progresit (APR). Kjo arritje shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet globale për të nxitur bashkëpunimin dhe për të përmirësuar kapacitetet e sigurisë kibernetike. AKSK ishte pjesë aktive e kësaj përpjekjeje dhe prezantoi pozicionin e Shqipërisë në këto negociata, që u zhvilluan më 8-12 korrik 2024.
Përgjatë datave 1-5 korrik, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mori pjesë në Fellowship-in “Women in International Security and Cyberspace” (WiC) në New York, mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky trajnim ndërkombëtar synon të fuqizojë gratë dhe të rrisë përfaqësimin e tyre në diskutimet globale mbi sigurinë kibernetike. Pjesëmarrja e AKSK-së tregon përkushtimin tonë ndaj barazisë gjinore dhe përmirësimit të sigurisë kibernetike në nivel ndërkombëtar.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, zhvilloi më 26 korrik webinarin e radhës me temë “Sulmet Kibernetike, Vektorët e Sulmeve dhe Mbrojtja ndaj tyre”. Rreth 100 pjesëmarrës, nga sektori publik dhe privat, u informuan rreth sulmeve te ndryshme, mënyrat kryesore si sulmuesit hyjnë në sistemet dhe rrjetet tona si dhe strategjitë e mbrojtjes ndaj këtyre sulmeve […]
Më datat 24 deri më 27 qershor 2024, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në konferencën ndërkombëtare Cyber Week 2024 në Tel Aviv, ku uzhvilluan takime të vlefshme dhe produktive me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.
Ky forum ofroi një mundësi të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi sfidat e terrorizmit global kibernetik dhe për të forcuar partneritetet ndërkombëtare.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të organizojë webinarin e radhës me Temë: “Sulmet Kibernetike, Vektorët e Sulmeve dhe Mbrojtja ndaj tyre”. Pavarësisht nëse jeni profesionist me përvojë apo sapo keni nisur udhëtimin tuaj, ky webinar është për ju dhe do t’ju ofrojë njohuritë si:* Çfarë janë sulmet kibernetike* Cilët janë Vektorët e sulmeve* Si të mbrohemi […]
Kontribuoni në mbrojtjen e infrastrukturave tona kibernetike duke raportuar incidentet që hasni! Sipas Ligjit 25/2024 “Për sigurinë kibernetike”, neni 25 i tij, çdo subjekt, përpos operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, kanë mundësinë të raportojë vullnetarisht incidente të sigurisë kibernetike. Çfarë përmban ky nen? 1. Përveç operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të […]
AKSK ishte pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë Kibernetike të NATO-s, e cila u zhvillua më 25-27 qershor, në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s (NDC) në Romë, Itali.
Qëllimi i konferencës ishte të ofronte një forum të hapur për diskutime brenda ekosistemit të sigurisë kibernetike dhe të identifikonte mundësitë për përshpejtimin e përpjekjeve mbi strategjitë e mbrojtjes kibernetike të NATO-s. Tematikat e trajtuara u fokusuan në menaxhimin e incidenteve dhe rrezikun kibernetik nga këndvështrimet strategjike, operacionale dhe taktike.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me CISA dhe Ambasadën Amerikane, në kuadër të rritjes së kapaciteteve të ekspertëve të infrastrukturave kritike, mori pjesë në trajnimin “Industrial Control System (ICS) Cybersecurity Lab (301L)” përgjatë datave 15 – 18 Korrik 2024, në Washington, DC.
Nëpërmjet këtij trajnimi u synua njohja me teknologjitë Industrial Control System (ICS), ndërthurja e IT/OT me njëra-tjetrën dhe zhvillimi i Cyber Escape Rooms duke bërë simulime praktike.
AKSK përgjatë datave 10-12 qershor 2024 mori pjesë në Takimin Vjetor të Pikave Kombëtare të Kontaktit të CBM 8 dhe Takimin e Grupit Informal të Punës të sigurisë kibernetike në OSBE në Vjenë.
Shqipëria tregoi që përkushtimin për të promovuar dhe zbatuar CBM-të duke u angazhuar për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë kibernetike në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.