Me nisjen e vitit të ri shkollor, AKSK vijon misionin për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë kibernetike tek fëmijët dhe të rinjtë.
Në një takim të zhvilluar me nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, u diskutua mbi përdorimin e sigurt të internetit, mbrojtjen e të dhënave personale dhe mënyrat për të shmangur rreziqet online.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve (ASHDMF), duke përforcuar përpjekjet e përbashkëta për një hapësirë digjitale më të sigurt për gjeneratat e reja.





