Rrisni sigurinë tuaj digjitale
Më 16 Shtator, ora 09:30, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvillon trajnimin online për Higjienën Kibernetike dhe praktikat më të mira të sigurisë.
Trajnimi është i fokusuar për të punësuarit në sektorin shëndetësor, por i hapur për këdo që ka interes të mësojë:
- bazat e sigurisë kibernetike dhe përdorimin e sigurt të internetit;
- si funksionojnë OSINT dhe Inxhinieria Sociale;
- mënyra praktike për mbrojtjen e të dhënave dhe pajisjeve
Regjistrohuni këtu: https://aksk.gov.al/higjiena-kibernetike-dhe-praktikat…/
Trajnues: Ekspert Rudens Kagjini (ACTI)
Ky aktivitet zhvillohet në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.