AKSK hap thirrjen për Maratonën e Sigurisë Kibernetike dedikuar Vajzave dhe Grave

Nga workshop-i i vajzave dhe grave në sigurinë kibernetike, Drejtori i AKSK, z. Igli Tafa, dha lajmin për nisjen e Maratonës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për Vajzat dhe Gratë.
Kjo maratonë, e realizuar me mbështetjen e British Council Albania, është një program i dedikuar që synon të fuqizojë vajzat dhe gratë në teknologji, të promovojë diversitetin dhe të ofrojë mundësi të reja për zhvillim profesional në fushën e sigurisë kibernetike.

Maratona do të nisë më 1 Tetor 2025 dhe do të përfshijë:

  • Sfida praktike dhe trajnime përmes platformës SimSpace, të udhëhequra nga ekspertë të fushës;
  • Mentorim profesional gjatë gjithë garës;
  • Mundësi karriere dhe përfitime për pjesëmarrëset me rezultatet më të larta.
Afati i fundit i regjistrimeve: 26 Shtator 2025
Një mundësi unike për vajzat dhe gratë, jo vetëm për zhvillimin e tyre profesional, por edhe për të ndërtuar gjeneratën e re të mbrojtëseve të hapësirës kibernetike të vendit tonë.
AKSK organizon workshop për vajzat dhe gratë në sigurinë kibernetike