Më datë 30 Maj, u zhvillua Konferenca e 4-të Ndërkombëtare mbi Inovacionet në Teknologji, Biznes dhe Transformim (ICITTBT), organizuar nga Canadian Institute of Technology. Në këtë aktivitet morën pjesë akademikë, liderë të industrisë dhe profesionistë të fushës.
Më 29 maj u zhvillua ceremonia e hapjes së Shkollës Verore DIGI-ABCD mbi “Transformimin Digjital përmes Inteligjencës Artificiale (IA), Blockchain, Sigurisë Kibernetike dhe Mbrojtjes së të Dhënave në kontekstin e Integrimit në BE”.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në kuadër të rritjes së kapaciteteve të ekspertëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit zhvilloi trajnimin në datat 29-30 Maj 2024 me pjesëmarrje të specialistëve nga AKSHI.
Në vazhdim të fushatës për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi higjienën kibernetike dhe mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, organizoi me sukses trajnimin “Higjiena kibernetike dhe praktikat më të mira të sigurisë”.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datat 27-28 Maj trajnim për punonjësit e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 22 Maj trajnim me studentët në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në aktivitetin një-javor “Cyber Threat Intelligence”, të organizuar nga Instituti Amerikan për Qeverisje të Sigurtë, me prezencën e përfaqësuesve nga institucionet kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.Qëllimi i aktivitetit ishte të thellojë njohuritë e pjesëmarrësve dhe aftësitë e tyre për të kuptuar, vlerësuar dhe integruar inteligjencën e kërcënimeve kibernetike […]