Në vazhdim të fushatës për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi higjienën kibernetike dhe mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, organizoi me sukses trajnimin “Higjiena kibernetike dhe praktikat më të mira të sigurisë”.
Ky aktivitet i zhvilluar onsite dhe online tërhoqi mbi 2000 pjesëmarrës online në dy ditët e trajnimit, Tiranë dhe Vlorë. Në hapjen e trajnimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Z. Igli Tafa, dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Trajnimi theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike në sektorin publik dhe përfshiu nëpunës nga institucione të ndryshme të administratës publike.