Në kuadër të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfunduar hartimin e draftit final të projektvendimit “Për Miratimin e Skemës Kombëtare të Certifikimit të Sigurisë Kibernetike” në përputhje me skemën e certifikimit të sigurisë kibernetike të bazuar në kriteret e përbashkëta evropiane (EUCC)të miratuar […]
Je prekur nga mesazhi mashtrues që po qarkullon në WhatsApp?
Me rastin e Ditës së Internetit të Sigurt, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe me kryesimin e Tiranës për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), organizoi një takim rajonal mbi sigurinë kibernetike. Ky event mblodhi përfaqësues nga 13 vende pjesëmarrëse të SEECP-së dhe organizata ndërkombëtare, duke […]
Sot, në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, u zhvillua takimi bilateral me Këshillin Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) lidhur me nevojat e vendit në fushën e sigurisë kibernetike. Përfaqësuesit e AKSK, AKSHI, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), Policisë së Shtetit prezantuan situatën aktuale të sigurisë kibernetike në […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizoi një Cyber Drill me studentët e Universitetit të New York-ut në Tiranë. Ky ushtrim u fokusua në simulimin e situatave reale të sulmeve kibernetike, duke ndihmuar pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësi të avancuara për identifikimin dhe menaxhimin e incidenteve.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ju fton në webinarin e radhës me temë: “Trendet Kryesore të Kërcënimeve Kibernetike për 2025”.
Rrisni sigurinë tuaj në internet me Trajnimin tonë të Higjienës Kibernetike!
Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, mirëpriti një delegacion nga Kanadaja, i përbërë nga z. Gregory Bunghardt, Drejtor i Politikave për Sigurinë Kibernetike në Departamentin e Sigurisë Publike të Kanadasë, dhe z. Yves Belliveau, Sekretar i Parë në Ambasadën e Kanadasë. Takimi u përqendrua në ndarjen e praktikave më të mira […]
Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilluan një trajnim praktik cyber drill, duke sjellë eksperienca reale të menaxhimit të incidenteve kibernetike me studentët e Teknologjisë së Informacionit. Nëpërmjet këtij simulimi, studentët përjetuan sfidat e sigurisë kibernetike dhe mësuan teknika të avancuara për zbulimin dhe zgjidhjen e kërcënimeve.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Bashkinë Fier, organizoi trajnimin mbi Higjenën Kibernetike për të gjithë nëpunësit e bashkisë dhe simulimet Cyber Drill për stafin IT të administratës vendore në këtë qytet.