Ftesë për konsultim publik mbi projektvendimin “Për Miratimin e Skemës Kombëtare të Certifikimit të Sigurisë Kibernetike

Në kuadër të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfunduar hartimin e draftit final të projektvendimit “Për Miratimin e Skemës Kombëtare të Certifikimit të Sigurisë Kibernetike” në përputhje me skemën e certifikimit të sigurisë kibernetike të bazuar në kriteret e përbashkëta evropiane (EUCC)të miratuar nga Bashkimi Evropian.

Skema është një akt për vlerësimin dhe certifikimin e sigurisë kibernetike të produkteve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe profileve të mbrojtjes. Skema synon të sigurojë që produktet TIK të përmbushin standarde të rrepta sigurie përmes një procesi të strukturuar, duke synuar rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike dhe arritjen e qëndrueshmërisë në të gjithë Bashkimin Evropian (BE) si dhe ofrimin e certifikimit të besueshëm.

Me qëllim prezantimin dhe njohjen me projektvendimin “Për Miratimin e Skemës Kombëtare të Certifikimit të Sigurisë Kibernetike”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon një takim konsultues, ku ju fton të merrni pjesë.

Takimi konsultues mbahet më datë 05.06.2025, ora 10:00-12:00 në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ku ju ftojmë të paraqisni komentet apo sugjerimet tuaja mbi projektvendimin.

Për sa më sipër, lutemi të njiheni me përmbajtjen e projektvendimit të publikuar në faqen e zyrtare të Autoritetit.

https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/05/draft-Skema_Certifikimit-te-Sigurise_Kibernetike-27.05-__-1.pdf

Lutemi konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj brenda datës 03.06.2025 në adresën email info@aksk.gov.al.

Higjiena Kibernetike Dhe Praktikat Më Të Mira Të Sigurisë