Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizoi një Cyber Drill me studentët e Universitetit të New York-ut në Tiranë. Ky ushtrim u fokusua në simulimin e situatave reale të sulmeve kibernetike, duke ndihmuar pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësi të avancuara për identifikimin dhe menaxhimin e incidenteve.
Pjesë kyçe e trajnimit përfshinte:
Analizën dhe reagimin ndaj kërcënimeve në kohë reale.
Zhvillimin e strategjive të mbrojtjes së infrastrukturës digjitale.
Vendimmarrje në presion.
Angazhimi i AKSK për të mbështetur edukimin dhe zhvillimin profesional të studentëve mbetet prioritet, duke investuar në ndërtimin e një ekosistemi të sigurt dhe të qëndrueshëm kibernetik.