Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

Trajnimi praktik i AKSK për studentët e Teknologjisë së Informacionit në Elbasan

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilluan një trajnim praktik cyber drill, duke sjellë eksperienca reale të menaxhimit të incidenteve kibernetike me studentët e Teknologjisë së Informacionit. Nëpërmjet këtij simulimi, studentët përjetuan sfidat e sigurisë kibernetike dhe mësuan teknika të avancuara për zbulimin dhe zgjidhjen e kërcënimeve.

AKSK është “i përkushtuar” të forcojë lidhjet me universitetet dhe të krijojë mundësi për zhvillimin profesional të të rinjve. Identifikimi dhe nxitja e talenteve në këtë fushë është i rëndësishëm drejt krijimit të një komuniteti ekspertësh të aftë për të përballuar sfidat e një bote digjitale gjithnjë në ndryshim.

Shpërndaj Postimin