Tryeza për Simulimin e Menaxhimit të një Krize Kibernetike

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ndoqi nga afër simulimin e reagimit ndaj një krize kibernetike, organizuar nga AKCESK, në funksion të thellimit të bashkëpunimin dhe koordinimin mes institucioneve publike dhe private në raste të tilla.

E organizuar në Shtëpinë e Europës, kjo tryezë, e lehtësuar nga eGA dhe NUKIB, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian për rritjen e kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor, bëri bashkë përfaqësues në nivel vendimmarrës të institucioneve si: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe përfaqësues nga sektori bankar.

Kjo tavolinë i shërben përpjekjes për të përgatitur një kuadër ligjor sa më të plotë si dhe ngritjen e një ekipi ekspertësh që do mund t’i përgjigjen sulmeve keqdashëse kibernetike në vend.

 

      

Buletini Javor 25-29 Mars 2024