Ditën e enjte, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, zhvilloi Webinarin e dytë me temë “Sulmet Phishing, metodat e reja të sofistikuara”. Më shumë se 200 pjesëmarrës, nga sektori publik dhe privat, u informuan rreth teknikave të mashtrimit online nga eksperti i Autoritetit z.Bledi Kacadej.
Gjatë vizitës në New York në ndjekje të aktiviteteve të zhvilluara në OKB, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e AKSK, znj. Floreta Faber, pati mundësinë të zhvillonte takime me përfaqësues të organizatave dhe vendeve partnere kryesore të Shqipërisë, në përpjekjen e zhvillimit dhe modernizimit të gjithë ekosistemit kibernetik.
Në datat 6-9 Maj në San Francisco, Kaliforni u organizua Konferenca RSAC 2024, në të cilën morën pjesë 40 000 ekspertë të sigurisë kibernetike nga e gjithë bota dhe rreth 500 kompani në fushën e sigurisë kibernetik dhe teknologjisë së informacionit.
AKSK pati kënaqësinë të kishte të ftuar në panele përfaqësues të CSIRT-eve kombëtare dhe akademisë nga 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 16 Maj trajnim me studentët në Universitetin New York. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi:
Në datën 16 Maj, në qytetin e Gjirokastrës, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në Shkollën 9-vjeçare “Andon Zako Çajupi”, takimin e radhës ndërgjegjësues për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit. Në […]
Në epokën e sotme digjitale, ne jemi vazhdimisht të prekshëm në hapsirën e internetit. Por si mund të dallojmë një sulm phishing? Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të organizojë webinarin me Temë: “Sulmet Phishing, Metodat e reja të sofistikuara”. Pavarësisht nëse jeni një profesionist apo sapo keni filluar udhëtimin tuaj, ky webinar është për […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave organizoi në datën 7 Maj 2024 takimin mbi procesin “Open Banking”.
Në datat 22-27 Prill u zhvillua në Singapor edicioni i 4 i “UN-Singapore Cyber Fellowship”. Ky aktivitet u organizua nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike e Singaporit (CSA) në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Çarmatimit (UNODA) dhe Universitetin Kombëtar të Singaporit. “UN-Singapore Cyber Fellowship” mblodhi së bashku 23 përfaqësues nga […]
Stafi i AKCESK në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, zhvilloi seancën e rradhës të ndërgjegjësimit me studentë të programit të Informatikës-Ekonomike.