AKSK prezanton mekanizmin e ri të raportimit të incidenteve kibernetike sipas direktivës NIS2

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një takim me disa përfaqësues nga infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit, në kuadër të zbatimit të ligjit të ri për Sigurinë Kibernetike dhe të kërkesave të Direktivës së re Evropiane NIS2.

Takimi kishte në fokus prezantimin e mekanizmit të ri të raportimit javor të tentativave kibernetike dhe incidenteve pa impakt, një instrument që mundëson mbledhjen e të dhënave të përditësuara mbi përpjekjet keqdashëse ndaj sistemeve digjitale, duke rritur kapacitetet parandaluese dhe reaguese.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, z. Igli Tafa, theksoi se raportimi i rregullt dhe i saktë nuk është thjesht një detyrim ligjor sipas NIS2, por një element kyç për të mbrojtur infrastrukturat tona kombëtare dhe për të ndërtuar një mbrojtje të koordinuar e efektive ndaj kërcënimeve kibernetike.

Ky mekanizëm konsolidon bashkëpunimin ndërmjet AKSK-së dhe institucioneve përgjegjëse, duke garantuar një sistem raportimi më efikas, një reagim më të shpejtë ndaj kërcënimeve dhe një mbrojtje të qëndrueshme të hapësirës digjitale të vendit.

Siguria Online e Fëmijëve gjatë Pushimeve Verore – Çfarë Duhet të Dinë Prindërit