Sipas raportimit zyrtar të platformës ndërkombëtare “Cloudflare”, më datë 18 nëntor 2025, ndodhi një incident me ndikim global që shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të shërbimeve të kompanisë, përfshirë rrjetin global të Edge, API-të dhe disa komponentë të tjerë kritikë të platformës. Problematika filloi rreth orës 12:48 dhe u shkaktua nga një problem i brendshëm që […]
Në një hap strategjik drejt forcimit të mbrojtjes kombëtare në hapësirën digjitale, Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030 dhe Planin e saj të Veprimit 2025–2027, duke përcaktuar vizionin e ri të Shqipërisë për ndërtimin e një ekosistemi të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në epokën digjitale.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), z. Igli Tafa, mori pjesë në panelin “Potencialet e investimeve dhe e ardhmja e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale në rajon”, organizuar nga CyberFront dhe Evolution Equity Partners, që mblodhi në Tiranë përfaqësues të industrisë globale të teknologjisë, inovacionit dhe investimeve.
Në vijim të zbatimit të Ligjit Nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike” dhe nismës për ngritjen e Qendrave Sektoriale Operacionale të Sigurisë, u zhvillua një takim me përfaqësues të institucioneve financiare dhe të pavarura, të përfshira në këtë proces.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, mori pjesë në aktivitetin “Hack or Treat: Cybersecurity Hackathon”, të organizuar nga Raiffeisen Bank Albania, ku dhjetëra të rinj nga universitete të ndryshme u përfshinë në sfida praktike mbi sigurinë kibernetike dhe inovacionin digjital.
Në vijim të nismave për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve mbi sigurinë digjitale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi një aktivitet informues në Shkollën e Mesme të Bashkuar “16 Shtatori” në Pezë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.
Pas trajnimit të pak ditëve më parë të zhvilluar nga AKSK, ku senatorët e shkollave të mesme u pajisën me njohuri praktike për higjienën kibernetike dhe sigurinë online, Endri, president i qeverisë së nxënësve në gjimnazin “Luan Hajdaraga” dhe pjesëmarrës në trajnimin për trajnerë, e solli këtë eksperiencë tek shkolla e tij.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Hollandës, në bashkëpunim me Observer Research Foundation America dhe Albania Sustainable Development Organization, organizuan në Tiranë një dialog rajonal mbi politikat e sigurisë kibernetike. Ky aktivitet mblodhi 50 pjesëmarrës nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile nga gjashtë vendet e Ballkanit […]
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, mirëpriti në një takim Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, z. Michel Tarran, ku u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike.
Gjatë Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, zhvilloi takime bilaterale me delegacionet nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Hollanda.