Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Rekomandime

Nxënës nga shkolla “Kostandin Kristoforidhi” Elbasan vizitojnë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Një grup nxënësish nga shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, Elbasan, zhvilluan një vizitë informuese në ambientet e Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në kuadër të nismave të vazhdueshme për afrimin e të rinjve me fushën e sigurisë kibernetike dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e saj.

Gjatë vizitës, ekspertë të AKSK-së prezantuan rolin dhe përgjegjësitë e institucionit, proceset e punës dhe angazhimin e përditshëm në mbrojtjen e hapësirës digjitale të vendit. Nxënësit u njohën gjithashtu me aspekte praktike të sigurisë online, menaxhimin e rreziqeve kibernetike dhe rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme në mjedisin digjital.

Përmes këtyre aktiviteteve, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike synon jo vetëm ndërgjegjësimin, por edhe nxitjen e interesit dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve në fushat e sigurisë kibernetike, duke kontribuar në formimin e brezave të ardhshëm të profesionistëve në një sektor strategjik për sigurinë kombëtare.

Shpërndaj Postimin