Webinar: “Testimi i aplikacioneve Web. Demo Live”

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon një webinar informues mbi testimin e aplikacioneve Web, ku pjesëmarrësit do të mësojnë praktikat dhe teknikat për të identifikuar dobësitë dhe për të përmirësuar sigurinë e sistemeve digjitale.

Në një mjedis ku kërcënimet kibernetike evoluojnë me shpejtësi, zhvillimi i aftësive praktike në testimin e aplikacioneve web është thelbësor për të identifikuar dobësitë dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e shërbimeve digjitale.

Nëpërmjet këtij webinari, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë:

  • Rolin dhe funksionin e një eksperti të simulimeve kibernetike  
  • Zhvillimin e aftësive për mbrojtje dhe reagim ndaj sulmeve kibernetike
  • Aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për kryerjen e testimeve të sigurisë
  • Kuadrin ligjor në fushën e sigurisë kibernetike

 

Kujt i drejtohet ky webinar:
Profesionistëve të IT-së, ekspertëve të sigurisë së informacionit, ekipeve të reagimit ndaj incidenteve, përfaqësuesve të institucioneve publike dhe private, si dhe të gjithë atyre që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e testimeve të sigurisë dhe simulimeve kibernetike.

Data: 27 Nëntor 2025
Ora: 15:00 – 16:00
Trajnues: Dean Bajrami

🔗 Regjistrohu këtu: https://events.teams.microsoft.com/event/e04c17ae-f022-4631-b949-7297425c1d81@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72

Ballkani Perëndimor në fokus: Kërcënimet hibride dhe masat kundërvepruese në qendër të diskutimeve në Tiranë