AKSK Merr Pjesë në Workshopin Ndërkombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Trajnimin mbi Ransomware

AKSK mori pjesë në workshopin “Siguria Ndërkombëtare në Hapësirën Kibernetike me partnerët për kundërvënien ndaj kërcënimit të ransomware” i fokusuar në trajtimin e kërcënimit në rritje të sulmeve ransomware. Korporata MITRE ishte pjesëmarrëse dhe ofroi trajnim mbi standardin NIST dhe nxiti forcimin e bashkëpunimit në partneritetin publik-privat. Gjithashtu Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë pasqyroi partneritetet […]

AKSK pjesë aktive e takimit të OKB

Grupi i Hapur i Punës për sigurinë dhe përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit të Kombeve të Bashkuara, pas negociatave të gjata dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rëndësishme mbi çështje kyçe, ka miratuar me konsensus Raportin e Tretë të Progresit (APR). Kjo arritje shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet globale për të nxitur bashkëpunimin dhe për të përmirësuar kapacitetet e sigurisë kibernetike. AKSK ishte pjesë aktive e kësaj përpjekjeje dhe prezantoi pozicionin e Shqipërisë në këto negociata, që u zhvilluan më 8-12 korrik 2024.

AKSK Pjesëmarrës në Trajnimin Ndërkombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Fuqizimin e Grave

Përgjatë datave 1-5 korrik, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mori pjesë në Fellowship-in “Women in International Security and Cyberspace” (WiC) në New York, mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky trajnim ndërkombëtar synon të fuqizojë gratë dhe të rrisë përfaqësimin e tyre në diskutimet globale mbi sigurinë kibernetike. Pjesëmarrja e AKSK-së tregon përkushtimin tonë ndaj barazisë gjinore dhe përmirësimit të sigurisë kibernetike në nivel ndërkombëtar.

Përfundon me sukses Webinari i radhës mbi Sulmet Kibernetike, Vektorët e Sulmeve dhe Mbrojtja ndaj tyre

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, zhvilloi më 26 korrik webinarin e radhës me temë “Sulmet Kibernetike, Vektorët e Sulmeve dhe Mbrojtja ndaj tyre”. Rreth 100 pjesëmarrës, nga sektori publik dhe privat, u informuan rreth sulmeve te ndryshme, mënyrat kryesore si sulmuesit hyjnë në sistemet dhe rrjetet tona si dhe strategjitë e mbrojtjes ndaj këtyre sulmeve […]

Cyber Week 2024

Më datat 24 deri më 27 qershor 2024, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në konferencën ndërkombëtare Cyber Week 2024 në Tel Aviv, ku uzhvilluan takime të vlefshme dhe produktive me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.

Ky forum ofroi një mundësi të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi sfidat e terrorizmit global kibernetik dhe për të forcuar partneritetet ndërkombëtare.

Webinar Online Me Temë: “Sulmet Kibernetike, Vektorët e Sulmeve dhe Mbrojtja ndaj tyre”

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të organizojë webinarin e radhës me Temë: “Sulmet Kibernetike, Vektorët e Sulmeve dhe Mbrojtja ndaj tyre”. Pavarësisht nëse jeni profesionist me përvojë apo sapo keni nisur udhëtimin tuaj, ky webinar është për ju dhe do t’ju ofrojë njohuritë si:* Çfarë janë sulmet kibernetike* Cilët janë Vektorët e sulmeve* Si të mbrohemi […]

Njoftimi Vullnetar i Incidenteve të Sigurisë Kibernetike 

Kontribuoni në mbrojtjen e infrastrukturave tona kibernetike duke raportuar incidentet që hasni! Sipas Ligjit 25/2024 “Për sigurinë kibernetike”, neni 25 i tij, çdo subjekt, përpos operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, kanë mundësinë të raportojë vullnetarisht incidente të sigurisë kibernetike. Çfarë përmban ky nen? 1. Përveç operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të […]

Konferenca e Sigurisë Kibernetike të NATO-s

AKSK ishte pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë Kibernetike të NATO-s, e cila u zhvillua më 25-27 qershor, në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s (NDC) në Romë, Itali.

Qëllimi i konferencës ishte të ofronte një forum të hapur për diskutime brenda ekosistemit të  sigurisë kibernetike dhe të identifikonte mundësitë për përshpejtimin e përpjekjeve mbi strategjitë e mbrojtjes kibernetike të NATO-s. Tematikat e trajtuara u fokusuan në menaxhimin e incidenteve dhe rrezikun kibernetik nga këndvështrimet strategjike, operacionale dhe taktike.