Në kuadër të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji Nr. 25/2024, “Për Sigurinë Kibernetike”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfunduar hartimin e draftit final të projektvendimit “Për Përmbajtjen dhe Mënyrën e Dokumentimit të Masave Organizative, Teknike dhe Operacionale të Sigurisë Kibernetike dhe Kategorizimin e Afateve të Masave Korrigjuese”.
Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e mënyrës së dokumentimit dhe verifikimit të implementimit të masave organizative, teknike dhe operacionale nga operatorët e infrastrukturave kritike të informacionit (OIKI) dhe operatorët e infrastrukturave të rëndësishme të informacionit (OIRI) dhe të kategorizimit të afateve të masave korrigjuese.
Dispozitat e këtij projekt vendimi do të zbatohen nga të gjithë operatorët e infrastrukturave kritike të informacionit dhe operatorët e infrastrukturave të rëndësishme të informacionit.
Me qëllim prezantimin dhe njohjen me projektvendimin “Për Përmbajtjen dhe Mënyrën e Dokumentimit të Masave Organizative, Teknike dhe Operacionale të Sigurisë Kibernetike dhe Kategorizimin e Afateve të Masave Korrigjuese”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon një takim konsultues ku mund të paraqisni komentet apo sugjerimet tuaja mbi projektvendimin.
Ky takim do të mbahet më datë 05.06.2025, ora 14:00-16:00, në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Për sa më sipër, lutemi të njiheni me përmbajtjen e projektvendimit të publikuar në faqen e zyrtare të Autoritetit.