AKSK vijon bashkëpunimin me universitetet: Trajnim me platformën SimSpace për studentët në Universitetit të Elbasanit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vijon bashkëpunimet me universitetet në vend për të fuqizuar të rinjtë me njohuri praktike në fushën e sigurisë digjitale.
Këtë herë, trajnimi u zhvillua me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, të cilët u përfshinë në një trajnim praktik me platformën SimSpace, duke simuluar skenarë të sulmeve kibernetike dhe ushtruar aftësitë e tyre në analizë dhe reagim, nën udhëzimin e ekspertëve të AKSK.
Si pjesë e këtij bashkëpunimi, ata përfitojnë gjithashtu akses falas në platformë deri në fund të vitit, një mundësi konkrete për të vijuar praktikën dhe për të thelluar më tej njohuritë e tyre.
Këto aktivitete janë pjesë e misionit tonë për të përgatitur brezin e ri të ekspertëve të sigurisë kibernetike në Shqipëri.
Higjiena Kibernetike Dhe Praktikat Më Të Mira Të Sigurisë