Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vijon angazhimin për përmirësimin e sigurisë online duke zhvilluar takime ndërgjegjësuese, këtë herë me mësuesit e ciklit fillor. Këto sesione janë tejet të dobishme për mësuesit, jo vetëm për rritjen e ndërgjegjësimit të tyre mbi Higjienën Kibernetike, por edhe për punën e tyre me nxënësit, duke i pajisur me praktikat […]
Sot, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), mbajti një leksion të hapur me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Turgut Ozal’, duke u fokusuar në Mbrojtjen Online të të Rinjve dhe Fëmijëve.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në konferencën rajonale “Shaping Tomorrow: The Impact of AI on Future Generations” . Kjo konferencë u organizua nga Rit Kosovo në bashkëpunim me Special Competitive Studies Project më 17 Tetor 2024, e cila mblodhi profesionistë dhe të rinj për të diskutuar ndikimin e AI në brezat e ardhshëm.
Horizontal Working Group in Cybersecurity i Këshillit të BE ftoi për herë të parë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në një takim. Shqipëria pati mundësinë të prezantojë avancimin e saj të shpejtë në reformat ligjore, përparimet teknologjike dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në fushën e sigurisë kibernetike. Prezantimi para 27 vendeve anëtare hapi një dritare të […]
Nën iniciativën e presidencës hungareze, Ballkani Perëndimor u ftua të marrë pjesë në konferencën “European CS Capacity Building Conference,” e cila u zhvillua në Hungari. Paneli i dedikuar për Ballkanin Perëndimor u përqendrua në kapacitetet e diplomacisë kibernetike, duke nxitur dialogun dhe bashkëpunimin për forcimin e sigurisë kibernetike në rajon.
AKSK mori pjesë në Takimin Vjetor të GCF 2024 me temë “Avancimi i Veprimit Kolektiv në Hapësirën Kibernetike.” Ky forum ndërkombëtar u fokusua në ndërtimin e besimit, zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme kibernetike dhe integrimin e teknologjive të avancuara për një hapësirë më të sigurt në internet.
Aktiviteti, i strukturuar përmes punës në grupe dhe diskutimeve, u përqendrua në rolin e gruas, duke vënë theksin tek ndarja e përvojave të punës, sfidat e përditshme në ambientin profesional, nxitjen e bashkëpunimit dhe frymëzimin e të rinjve, veçanërisht vajzave, për t’u angazhuar në fushën e sigurisë kibernetike.
Shqipëria udhëhoqi një projekt për të përmirësuar zbatimin e Rekomandimit 15 të Task Forcës së Veprimit Financiar mbi rregullimin e aseteve virtuale dhe ofruesve të shërbimeve të lidhura me to, i cili do të ndihmojë në frenimin e fluksit të paligjshëm të fondeve dhe prishjen e ekosistemit të pagesave që nxit industrinë e ransomware,” thuhet […]
Në qarkun e Elbasanit u zhvillua një trajnim CyberDrill, ku ekspertët e institucioneve publike testuan aftësitë e tyre për t’u përballur me sfida të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike. Ky aktivitet u organizua në formatin Capture the Flag (CTF), duke i vendosur pjesëmarrësit përballë skenarëve të simuluar të sulmeve kibernetike.