Forcimi i kapaciteteve kibernetike: AKSK mirëpret delegacionin CPX SOC Leadership

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në kuadër të projektit të përbashkët me Emiratet e Bashkuara Arabe për ngritjen e Qendrës Kombëtare Operacionale të Sigurisë Kibernetike (NSOC), mirëpriti në Tiranë një delegacion nga CPX SOC Leadership.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e këtij partneriteti për ndërtimin e kapaciteteve të avancuara dhe forcimin e mbrojtjes kibernetike të vendit, përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira.

Vizita u shoqërua me takime pune dhe trajnime, ku u diskutua mbi ecurinë e deritanishme të projektit si dhe hapat e ardhshëm për modernizimin e SOC Kombëtar.
AKSK dhe Ambasada Italiane në Tiranë thellojnë bashkëpunimin për sigurinë digjitale