Studentët e Teknologjisë së Informacionit dhe Inxhinierisë Teknologjike në Universitetin Europian të Tiranës patën mundësinë të angazhohen në një trajnim praktik me platformën SimSpace, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
U zhvillua në Elbasan një tjetër sesion ndërgjegjësues mbi Higjienën Kibernetike, pjesë e nismave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për edukimin dhe fuqizimin e qytetarëve dhe punonjësve të administratës publike në drejtim të sigurisë digjitale.
Në përmbyllje të projektit “Cyber Security Rapid Response”, kishim kënaqësinë të mirëprisnim në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato.
Në funksion të zbatimit të Ligjit nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike” dhe përgatitjes së akteve nënligjore që rrjedhin prej tij, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka organizuar një sërë takimesh konsultuese me grupet e interesit mbi dy projektvendime të rëndësishme:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare. Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP. Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, […]
Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, mori pjesë në aktivitetin “Digital Security Channel Bootcamp” për Rajonin e Evropës Lindore, Adriatikut, Turqisë dhe Greqisë, një platformë e organizuar nga Entrust, e cila mblodhi partnerë nga disa shtete evropiane për të diskutuar zgjidhje të avancuara në fushën e identifikimit elektronik dhe shërbimeve të […]
Në kuadër të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji Nr. 25/2024, “Për Sigurinë Kibernetike”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfunduar hartimin e draftit final të projektvendimit “Për Përmbajtjen dhe Mënyrën e Dokumentimit të Masave Organizative, Teknike dhe Operacionale të Sigurisë Kibernetike dhe Kategorizimin e Afateve të Masave Korrigjuese”. Ky vendim ka për qëllim përcaktimin […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vijon bashkëpunimet me universitetet në vend për të fuqizuar të rinjtë me njohuri praktike në fushën e sigurisë digjitale. Këtë herë, trajnimi u zhvillua me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, të cilët u përfshinë në një trajnim praktik me platformën SimSpace, duke simuluar skenarë të sulmeve kibernetike dhe […]
Rrisni sigurinë tuaj në internet me Trajnimin tonë të Higjienës Kibernetike!