Trajnim për Higjienën Kibernetike

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të dhënat tuaja personale të jenë rrezikuar në internet? A jeni të gatshëm të mësoni më shumë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga këto rreziqe? Ju ftojmë të regjistroheni në trajnimin online për higjienën kibernetike duke zgjedhur datën 28 ose 30 Maj në linkun e mëposhtëm: https://aksk.gov.al/praktikat-me-te-mira-ne-sigurine-dhe…/ Trajnimet […]

Ndërgjegjësimi Për Mbrojtjen Online Të Fëmijëve Dhe Të Rinjve

Në datën 13 Maj, në qytetin e Shkodrës, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në Shkollën 9-vjeçare “Branko Kadia”, takimin e radhës ndërgjegjësues për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit.

Western Balkans Cyber Camp 2024

Aktiviteti Western Balkans Cyber Camp in Albania, organizuar më  10-12 Maj në  Durrës, ku morën pjesë 48 të rinj nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të shoqëruar nga profesorë dhe ekspertë të CSIRT-eve kombëtare, u përmbyll me sukses.

Ndërgjegjësimi Për Mbrojtjen Online Të Fëmijëve Dhe Të Rinjve në Gjirokastër

Në datën 16 Maj, në qytetin e Gjirokastrës, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në Shkollën 9-vjeçare “Andon Zako Çajupi”, takimin e radhës ndërgjegjësues për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit. Në […]

Roli i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Takimin e Kombet e Bashkuara për Pikat e Kontaktit

Në takimin e organizuar nga Kombet e Bashkuara për prezantimin e Drejtorisë Globale të Pikave të Kontaktit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u përfaqësua nga Zv. Drejtorja e Përgjithshme znj. Floreta Faber. Ky takim është një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve në fushën e sigurisë kibernetike.