Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 15 Maj trajnim me studentët në Universitetin Epoka. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi:
- Sigurinë Kibernetike
- Menaxhimin e një incidenti kibernetik ku u shpjeguan se cilat janë hapat që ndërmerren gjatë menaxhimit të një incidenti kibernetik
- Pjesa praktike (Cyber Drill Exercise) ku u krye një simulim i rasteve të një incidenti kibernetik
Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e kapaciteteve të studentëve dhe aftësimi i tyre në fushën e sigurisë kibernetike.
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2024/05/436338432_1075944090605641_8101519473993379873_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2024/05/443713093_1075944113938972_6494291139842349311_n-300x201.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2024/05/436221793_1075944137272303_6774394572731596773_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2024/05/436200355_1075944167272300_8560411484392005158_n-300x200.jpg)