AKSK Trajnon Studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan për Sigurinë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 24 Maj trajnim me studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, me fokus fushën e Sigurisë Kibernetike. Nëpërmjet këtij trajnimi synohej ngritja e kapaciteteve të studentëve dhe aftësim i tyre në fushën e sigurisë kibernetike.

Ekspertët e Autoritetit e ndanë trajnimin në dy faza:

Pjesa teorike ku shpjeguan hapat që duhet të ndërmerren gjatë menaxhimit të një incidenti kiberetik.

Pjesa praktike (Cyber Drill Exercises) ku u krye një simulim i rasteve të një incidenti kibernetik.

Takimet Strategjike të AKSK në New York: Bashkëpunim për Zhvillimin e Ekosistemit Kibernetik Shqiptar
AKSK