Takimet Strategjike të AKSK në New York: Bashkëpunim për Zhvillimin e Ekosistemit Kibernetik Shqiptar

Gjatë vizitës në New York në ndjekje të aktiviteteve të zhvilluara në OKB, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e AKSK, znj. Floreta Faber, pati mundësinë të zhvillonte takime me përfaqësues të organizatave dhe vendeve partnere kryesore të Shqipërisë, në përpjekjen e zhvillimit dhe modernizimit të gjithë ekosistemit kibernetik.

Ajo u takua me Sekretaren e Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), znj. Doreen Bogdan-Martin, me Ambasadorin për Sigurinë Kibernetike të Shteteve të Bashkuara, z. Nathaniel Fick dhe përfaqësues të tjerë.

Këto takime mundësuan një prezantim të punës konkrete të Shqipërisë mbështetur nga këto institucione dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Buletini Javor 06-10 Maj 2024
AKSK