Stafi i AKCESK në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, zhvilloi seancën e rradhës të ndërgjegjësimit me studentë të programit të Informatikës-Ekonomike.
Përgjatë këtij takimi studentët u njohën me sfidat dhe rreziqet në sigurinë kibernetike, si dhe zhvilluan aftësitë e tyre teknike nëpërmjet një platforme të dedikuar Capture the Flag.
Për të siguruar që kjo nismë të vazhdojë me sukses, do të nënshkruhet gjithashtu një MoU mes AKCESK dhe Fakultetit të Ekonomisë, duke hapur rrugën për më shumë bashkëpunime të ardhshme.
Falënderojmë dekanin e Fakultetit të Ekonomisë Prof. Dr. Dhori Kule dhe stafin e departamentit SIZ për mikëpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.