AKCESK pjesmarrëse e raportimit të Shqipërisë për zbatimin e Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi të Drejtat e Fëmijës

AKCESK ishte pjesë e raportimit të Shqipërisë për zbatimin e Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi të Drejtat e Fëmijës gjatë punimeve të sesionit të 94-t, të Komitetit për të Drejtat e Fëmijës, mbajtur në Gjenevë, në datat 4-5 shtator 2023.

Në linjë me angazhimet e marra nga shteti Shqiptar në terma të zbatimit të kësaj Konvente, AKCESK raportoi mbi hapat konkretë të ndërmarrë për krijimin e një ekosistemi kibernetik të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.

Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve në mjedisin online është një ndër shtyllat kryesore të “Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike” dhe Planin e Veprimit, ku AKCESK në rolin e institucionit drejtues ka bashkërenduar punën me institucionet e tjera përgjegjëse, duke organizuar në vazhdimësi fushata ndërgjegjësimi, trajnime dhe aktivitete të ndryshme me fëmijët dhe të rinjtë, prindërit, mësuesit, punonjësit e mbrojtjes sociale, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe aktorë të tjerë të fushës, në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor, për të krijuar një ekosistem të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë online.

AKCESK, theksoi nevojën e ndërgjegjësimit dhe mënyrat e mbrojtjes ndaj kërcënimeve të shtuara dhe të vazhdueshme që përballen fëmijët dhe të rinjtë online, si dhe nevojën e vazhdueshme për bashkëpunimin ndërinstitucional.

Buletini i Lajmeve të Sigurisë Kibernetike Gusht 2023
AKSK