Shqipëria një Hap më Afër Sigurisë Kibernetike Globale

AKCESK anëtarësohet në FIRST

Antarësimi i AKCESK në FIRST shënon një moment kyç në zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike të Shqipërisë. Forumi Global i Ekipeve të Reagimit ndaj Incidenteve dhe Sigurisë (FIRST) është organizata kryesore dhe lideri global në reagimin ndaj incidenteve. Anëtarësimi në FIRST u mundëson ekipeve të reagimit ndaj incidenteve të përgjigjen në mënyrë më efektive ndaj incidenteve të sigurisë. Kjo marrëveshje e bën AKCESK një pjesë të rëndësishme të komunitetit global të reagimit ndaj incidenteve dhe sigurisë kibernetike përmes:

  • Rritjes së reputacionit ndërkombëtar
  • Ndërveprimit me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare në luftën kundër kërcënimeve kibernetike.
  • Aksesit në burime dhe platforma të specializuara mbi kërcënime të reja, teknikat e sulmit, dhe mjetet e avancuara të mbrojtjes kibernetike.
  • Pjesëmarrje aktive në zhvillimin e standardeve dhe politikave
Zhvillimi dhe sfidat e përdorimit te Inteligjencës Artificiale (AI), leksion i hapur nga eksperti Dror Gill.
AKSK