Zhvillimi dhe sfidat e përdorimit te Inteligjencës Artificiale (AI), leksion i hapur nga eksperti Dror Gill.

Me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Tiranë dhe ekspertit të AI, Z.Dror Gill, u mbajt në ambientet e AKCESK leksioni i  hapur  lidhur me përdorimin dhe sfidat e inteligjencës artificiale në ditët e sotme. Ky leksion u fokusua në algoritmet qe përdoren në inteligjencën artificiale, aplikimi i saj në njohjen e fytyrës/zërit  si dhe automatizimin e proceseve . Stafi i AKCESK u njoh me disa platforma të AI, përditësimin e tyre ndër vite si dhe u përfshi në diskutimin mbi të ardhmen e përdorimit të kësaj teknologjie.

Leksioni  u përqëndrua edhe në efektet pozitive të përdorimit të AI në proceset e punës apo ato negative per qëllime keqdashëse. AKCESK ne bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerë ndërkombëtarë  është i angazhuar në iniciativa te tilla për fuqizimin e kapaciteteve teknike të burimeve njerëzore.

 

 

 

Buletini javor 12-16 Shkurt 2024
AKSK