Trajnimi i AKSK për rritjen e kapaciteteve të stafit të Infrastrukturave Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit me Turizmin dhe Median

AKSK, i angazhuar maksimalisht në rritjen e kapaciteteve të stafit të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit si dhe institucioneve të pavarura në datat 24-25 Qershor, organizoi për këtë qëllim me mbështetjen nga Projekti “Siguria Kibernetike e Qëndrueshme dhe e Përgjegjshme në Ballkanin Perëndimor”, implementuar nga Qendra e Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF) dhe financuar nga Mbretëria e Bashkuar, trajnimin dy ditor me Turizmin dhe Median.

Fokusi kryesor ishte njohja dhe ndërgjegjësimi i personelit të IT/CT në fushën e sigurisë kibernetike, aftësimi i tij në përgjigjen ndaj incidenteve kibernetike si dhe përgatitja e tyre në identifikimin e kërcënimeve nëpërmjet Cyber Drill (CD) – Simulime reale të incidenteve të sigurisë kibernetike.

Buletini Javor 17-21 Qershor 2024
AKSK