Në kuadër të ligjit “Për sigurinë kibernetike” dhe pas vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e listës së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nisur zbatimin e këtij vendimi përmes takimeve me subjektet e përfshira.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mori pjesë në eventin ‘Dita e Sigurisë Kibernetike’, të organizuar nga Microsoft dhe Soft & Solution, ku u diskutuan sfidat dhe strategjitë për mbrojtjen e infrastrukturave kritike në Shqipëri. Drejtori i AKSK, Igli Tafa, prezantoi masat konkrete të ndërmarra nga Shqipëria për forcimin e sigurisë, duke nënvizuar rëndësinë e […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) organizoi sot Konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, një event që mblodhi së bashku ekspertë nga sektorët publik dhe privat, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat dhe strategjitë në mbrojtjen e hapësirës digjitale të Shqipërisë. Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i AKSK, z. Igli […]
Sot, më 22 tetor 2024, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mirëpriti përfaqësuesit e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE) në vizitën e tyre të parë zyrtare në Shqipëri. Kjo vizitë pason anëtarësimin e Shqipërisë në Hybrid CoE më 13 qershor 2024, duke e bërë vendin tonë anëtarin e 36-të të kësaj […]
Më 10 tetor 2024, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. Në këtë event marrin pjesë ministra, përfaqësues diplomatikë, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues nga sektori privat dhe ekspertë të sigurisë kibernetike, të cilët do të diskutojnë mbi forcimin e ekosistemit kibernetik në Shqipëri. Në kuadër të muajit të sigurisë kibernetike, fokusi do […]
Me nisjen e vitit të ri shkollor , Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka filluar trajnimet mbi Higjienën Kibernetike edhe për Oficerët e Sigurisë në Shkolla, duke u zhvilluar fillimisht në qytetin Tiranës dhe Durrësit. Këto sesione trajnimi synojnë përmirësimin e aftësive të tyre për të mbrojtur nxënësit nga kërcënimet online dhe për të rritur […]
AKSK vazhdon të përkushtohet në forcimin e kapaciteteve të stafit të infrastrukturave kritike dhe institucioneve të rëndësishme të informacionit. Këtë herë, organizuam një trajnim dy-ditor për sektorin e shëndetësisë dhe institucionet e pavarura ligjzbatuese, ku fokusi kryesor ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe aftësive të personelit IT/ICT në fushën e sigurisë kibernetike. Pjesëmarrësit përfituan njohuri të […]
AKSK mori pjesë në Takimin e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale (MISWG), të organizuar për herë të parë në Shqipëri. Me pjesëmarrjen e 38 shteteve dhe 5 organizatave ndërkombëtare, përfshirë #NATO dhe BE, ky event i rëndësishëm solli në vëmendje sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë kibernetike dhe industriale. Autoriteti Kombëtar për […]
Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike!
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), z. Igli Tafa, mori pjesë në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024”, ku drejtoi panelin “Sfidat e reja të politikave të sigurisë, kufijtë e kërcënimeve kibernetike, keqinformimit dhe dezinformimit.” Paneli përfshiu ekspertë dhe zyrtarë të lartë, të cilët diskutuan rreth sfidave komplekse që paraqet keqinformimi dhe […]